Transfertat e parave me vlerw deri në 40 mijë lekw nga qytetarët tashmë do të realizohen pa asnjë komision.Vendimi është marë në mbledhjen e fundit të Këshillit mbikqyrës duke ulur ndjeshëm kostot e pagesave për qytetarët dhe bizneset, por edhe duke pasur si synim inkurajimin e përdorimit të kanaleve elektronike. Deri më tani vlera që mund të tranferohj pa komision ishte 20 mijë lekë.
Po ashtu Banka e Shqipërisë ka parashikuar që Për pagesat elektronike deri në 10 milionë lekë, komisionet të ulen me gati 10 herë, duke e bërë më të leverdishëm përdorimin e sistemit AECH. Po ashtu edhe për pagesat në Euro, komisionet minimale dhe përqindjet e aplikueshme janë ulur gjithashtu rreth 10 herë, duke ofruar kushte ndjeshëm më të favorshme për pagesat në euro brenda vendit, por duket krijuar dhe trajektoren e komisioneve të aplikuara në transfertat ndërkufitare SEPA.
Ulja e komisioneve vlerësohet se do t’u kursejnë qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare përafërsisht 40 milionë euro në vit dhe njëkohësisht krijojnë bazën e nevojshme për integrimin e mëtejshëm të vendit në SEPA dhe për implementimin e projektit TIPS Clone për pagesat e shpejta.
Këto ndryshime janë parakusht i domosdoshëm për nisjen e operacioneve në sistemin europian të pgesave SEPA më 7 tetor 2025, duke siguruar që tarifat për pagesat ndërkufitare në Euro të jenë të njëjta me ato të aplikueshme brenda vendit.
Zbatimi i tyre do të ulë ndjeshëm kostot për individët dhe bizneset, do të nxisë konkurrencën dhe përdorimin e pagesave elektronike, si dhe do të garantojë kushte të barabarta në treg për institucionet financiare. Në këtë kuadër, tarifat për pagesat dalëse SEPA nuk do të kalojnë kufijtë e përcaktuar për pagesat vendase në Euro./abcnews.al

