Investimet e huaja direkte në Shqipëri i rikthehen rritjes pas një periudhe ngadalësimi .Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në tremujorin e tretë të vitit 2022 , investimet e huaja direkte u vlerësuan 344 milionë euro, me rritje rreth 32% në terma vjetorë.
Edhe nëse bëjmë një krahasim të shifrës së investimeve të huaja për periudhën janar-shtator me të njëjtën periudhë të një viti më parë konstatohet se ka rritje të vlerës me 225 mln euro .
Në kanë rezultat kanë dhënë kontribut futja e kapitalit të ri për investime në vlerën 152 milionë euro nga 147 milionë euro në tremujorin e tretë të 2021. Ndërkohë që, kategoria fitimi i riinvestuar u zgjerua me 61%, në nivelin 195 milionë euro.
Rikthimi i rritjes së investimeve të huaja në Shqipëri ka ndodhur me ritme të shpejta që pas tejkalimit të periudhës së pandemisë COVID.
Mesa duket edhe kriza e çmimeve që ka nisur që pas konfliktit Rusi-Ukrainë nuk ka pasur ndikim në stopimin e investimeve të huaja.
Sipas treguesve të Bankës së Shqipërisë investimet e huaja direkte gjatë periudhës korrik-gusht-shtator kanë qenë të përqëndruara kryesisht në sektorin e hidrokarbureve, në masën 25%, ndërmjetësimit financiar, në masën 11%, e energjetikës në masën 8%, si dhe komunikacionit, në masën 2% të totalit
INVESTIMET E HUAJA
Janar –shtator 2021 729 mln euro
Janar-shtator 2022 984 mln euro
INVESTIMET SIPAS SEKTORËVE
Hidrokarburet 25%
Ndërmjetësimi financiar 11%
Energjitika 8%
Komunikacioni 2%
/abcnews.al/


