BSH: Gjatë vitit 2022 turizmi solli në vend 1.07 miliardë lekë

schedule15:49 - 1 Prill, 2023

schedule 15:49 - 1 Prill, 2023

Sektori I turizmit ka sjellë  më shumë para në ekonominë e shqiptare gjatë vitit 2022.Sipas Bankës së Shqipërisë  gjatë vitit që lamë pas bilanci neto i udhëtimeve ishte pozitiv duke kapur një vlerë prej  1.07 miliardë eurosh. Ky është një rekord historik duke rezultuar më I larti I regjistruar në 15 vitet e fundit.

Ekspertët  theksojnë se për shkak të peshës që mban ky sektor në ekonomi duhet të ndërhyhet për të marrë masa sidomos në drejtim të profesionistëve. Mateo Spaho thotë se Shqipëria ka avantazh në turizmi për shkak të çmimeve të ulëta.

Por edhe shqiptarët nuk janë kursyer në udhëtimet që kanë bërë jashtë vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë, shpenzimet e tyre në udhëtimet jashtë arritën në 1.77 miliardë euro./abcnews.al