Bruno Fernandes: Pogba është shumë gallatë, njerëzit gabohen për të

schedule10:58 - 1 Nëntor, 2020

schedule 10:58 - 1 Nëntor, 2020

Shpesh herë në mediat angleze është folur se marrëdhënia mes Paul Pogba dhe Bruno Fernandesit nuk është shumë e mirë. Francezi është lënë në stol në ndeshjet e fundit dhe kjo krijuar aludime, të cilat janë hedhur poshtë nga ish-ylli i Sporting. Portugezi konfirmon se ata shkojnë më së miri dhe sigurisht që mund të luajnë që të dy nga minuta parë.

“Natyrisht që ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Shumicën e kohës flasim italisht së bashku dhe shkojmë shumë mirë si brenda ashtu dhe jashtë fushës me Paul. Ai është një djalosh shumë pozitiv, gjithmonë dëshiron të bëjë shaka. Unë e kam njohur që kur ai luante për Juventusin dhe tashmë kam shansin që të jem në një ekip me një kampion bote”, deklaron Fernandes për “Sky Sports”.

“Unë kam mundësinë të mësoj nga ai dhe së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha. Si çdo lojtar dhe ai kërkon të jetë titullar dhe të luajë sa më shumë. Loja e zhvilluar nga Pogba në ndeshjet kundër PSG-së dhe Newcastle ishte e mahnitshme.

Shumë persona mendojnë se ai është i zemëruar në stol dhe nuk do të bëjë asgjë në fushë kur të futet, por është e kundërta. Të jesh në stol është një problem për të gjithë, por për Paul është një motivim. Të gjithë i dimë cilësitë që ai ka dhe sapo futet në fushë ai jep maksimumin, siç bëri në Paris”, përfundon mesfushori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!