Manchester United ka probleme serioze për të rinovuar me Bruno Fernandes edhe pse portugzi nuk ka probleme me propozimin financiar apo kohëzgjatjen e kontratës. Ai kërkon që të përfshijë në klauzolë marrëveshje për të lehtësuar largimin e tij.
Agjent, Miguel Pinho dhe bordi drejtues i “Djajve të Kuq” kanë pasur mospërputhje sa i përket kësaj çështjeje që mund të komplikojë marrëveshjen.
Burimet pranë mesfushorit kanë konfirmuar se lojtari ishtë afër nënshkrimit me Real Madridin para se të kalonte te United, dhe tani me ristrukturimin e “galaktikëve” ai nuk mund t’ia mbyll dyert “Bernabeut”.
Fernandes gjithmonë ka qenë një opsion për mesfushën nga kampi i Madridit. Për të qenë më të saktë, atij iu bë një ofertë kur ishte te Sportingu, por ata refuzuan, më pas erdhi United dhe historia mbaroi.
Nesë portugezit nuk i plotësohet kërkesa e klauzolës nga United, ai do të niste negociatat me “Los Blancos” nëse këta të fundit do të trokisnin për të. /abcnews.al/