Manchester United do të nisë aventurën në Champions League mbrëmjen e sotme në transfertën e PSG-së. “Djajtë e Kuq” shpresojnë në një rezultat të mirë në Paris edhe pse nuk do të kenë në dispozicion kapitenin e tyre, Harry Maguire, i cili nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të një dëmtimi.
Shiritin e kapitenit në duelin e sotshëm do ta mbajë mesfushori Bruno Fernandes, i cili në fakt nuk e priste një vlerësim të tillë. Ka qenë trajneri Solskjaer që e ka zbuluar këtë fakt në konferencën e djeshme për shtyp, ku ishte së bashku me portugezin.
GIF of the moment Bruno Fernandes found out he will skipper #MUFC against PSG pic.twitter.com/Kc9e5sy0rj
— Simon Peach (@SimonPeach) October 19, 2020
“Kapiteni është ulur ngjitur me mua. Bruno do ta mbajë shiritin. Statistikat flasin vetë për të dhe deri më tani ai ka bërë një punë të shkëlqyer”, ishin fjalët e teknikut norvegjez. Sigurisht pati dhe një koment nga fantazisti, i cili në fakt nuk e priste diçka të tillë dhe reagoi në një mënyrë epike.
“Nuk e prisja me të vërtetë. E mora vesh në të njëjtën kohë me ju. Është një nder dhe një arritje shumë e rëndësishme për mua. Kapiten është çdo njëri nga ne, pasi ekipi ka nevojë për të gjithë”, ishte reagimi i Fernandesit. /abcnews.al