Bruno Fernandes: E dominojmë Gjermaninë, do e kenë të vështirë ndaj nesh

schedule12:29 - 17 Qershor, 2021

schedule 12:29 - 17 Qershor, 2021

Portugalia fitoi 3-0 takimin e parë në Euro 2020. Kampionët në fuqi shfrytëzuan minutat e fundit për të shënuar tre gola kundër Hungarisë në “Puskas Arena” të Budapestit.

Bruno Fernandes, një nga yjet e kombëtares luzitane, flet edhe ndeshjes së radhës, atë me Gjermaninë, që do të zhvillohet ditën e shtunë (19 qershor, 18:00).

Të gjitha ndeshjet në Euro 2020 janë të vështira. Kemi parë disa surpriza deri tani, çdo ndeshje ndryshon nga të tjerat. Gjermania? E dimë potencialin individual të lojtarëve gjermanë, por fokusi ynë është te kolektivi.

Ne e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë. Pavarësisht se fituam 3-0, kemi ende shumë gjëra për të përmirësuar, duhet të rritemi nga ndeshja në ndeshje.

Nga ekipi im pres vetëm fitore, duhet të përpiqemi të japim gjithçka. Sigurisht që është e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë me Gjermaninë. Ndeshja është e gjatë dhe episodet kanë rëndësi të madhe.

Ne duam të fitojmë, të kontrollojmë lojën, të qarkullojmë topin dhe sigurisht të shënojmë gola. E dimë se çfarë na pret ndaj Gjermanisë. I njohim shumë mirë, ata kanë lojtarë që luajnë në klube të mëdha.

E pashë sfidën e tyre ndaj Francës, Gjermania krijoi disa raste për gol. Ata nuk luajtën keq, por kishin përballë një skuadër shumë të fortë, është e komplikuar të përballesh me ta. Do e kemi të vështirë ndaj Gjermanisë, por njësoj e vështirë do jetë edhe për ta.

A jemi më të fortë se në Euro 2016? E vështirë ta thuash, do e shohim në fund nëse jemi apo jo më të fortë. Nuk mund të shfaqemi më mirë se në Euro 2016, do të jetë e njëjta gjë nëse ia dalim të shkojmë në finale“, deklaroi Bruno Fernandes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!