Bruno Dita lë Superioren dhe Skënderbeun. Kontrata me korçarët i përfundon me mbylljen e kampionatit dhe mesfushori ka nënshkruar një parakontratë me Shkëndijën e Tetovës, kështu që Tirana duhet të shohë për opsione të tjera për mesfushën.
Në Maqedoni raportojnë se në orët në vazhdim ose nesër do të vijë edhe zyrtarizimi i Ditës te kuqezinjtë. Kështu për trajnerin Gjoka plotësohet një dëshirë merkatoje. Tekniku e kishte kërkuar edhe në janar mesfushorin në Tetovë.
Atëherë nuk u arrit akordi, teksa 27-vjeçari nga Tirana, i cili ka luajtur me skuadra si Besa, Teuta dhe Skënderbeu, do të vazhdojë karrierën te klubi shqiptar që garon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. /abcnews.al