Brukseli: Kosova do të jetë e pranishme në samitin e Helsinkit

schedule16:20 - 20 Gusht, 2019

schedule 16:20 - 20 Gusht, 2019

Kosova do të marrë pjesë në mbledhjen jo formale të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, pas ftesës së Mogherinit. Samiri do të zhvillohet në datat 28-29 Gusht në Helsink. Ndërkohë kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se Bashkimi Europian nuk mund të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Kryediplomatja në largim e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka ftuar të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, në mbledhjen joformale të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që më 28 dhe 29 Gusht do të mbahet në Helsinki. Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar në Hungari se Evropa vërtet do të bashkohet kur të gjitha vendet e Ballkani të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, ka vendosur që në takimin e fundit jozyrtar të Këshillit të Bashkimit Evropian, ku ajo do të jetë kryesuese, në vend të vendeve kandidate të ftojë të gjithë partnerët evropianë nga rajoni i Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën. Me këtë rast një zëdhënës i saj ka saktësuar se në mbledhje do të bisedohet për bashkëpunimin rajonal.

“Partnerët nga Ballkani Perëndimor janë ftuar në mbledhjen joformale  të ministrave të Jashtëm  në Helsinki, kah fundi i muajit, për shkak të diskutimit të rëndësishëm  se sit ë përparohet në bashkëpunimin rajonal”, i ka deklaruar zëdhënësi i BE-së agjencisë serbe të lajmeve Tanjug. I pyetur nëse ftesa për Kosovën që nuk ka statusin e vendit kandidat nënkupton edhe ndryshimin e qëndrimit, përgjigja e zyrtarit evropian është se kjo është bërë për shkak të ‘domosdoshmërisë dhe leverdisë së pjesëmarrjes së të gjitha shteteve nga rajoni.

“Fjala është për  një diskutim jofomal për të gjitha aspektet e përbashkëta të jashtme e të sigurisë së bashkëpunimit rajonal dhe është e domosdoshme dhe me leverdi pjesëmarrja e të gjithë partnerëve”, citohet të ketë deklaruar zëdhënësi i BE-së, për agjencinë serbe të lajmeve.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel se “Evropa do të bashkohet vërtet kur të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian”.

Këto komente zonja Merkel i bëri  në Hungari ku mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të të ashtuquajturit “pikniku pan-evropian”, një ngjarje simbolike kjo që çoi në eksodin masiv të banorëve të Gjermanisë Lindore në Perëndim, rënien përfundimtare të ‘Perdes së Hekurt’ dhe afrimin e Evropës Perëndimore dhe Lindore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!