“Fitorja e tij shënon një fillim të ri për marrëdhëniet BE-SHBA” tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas bisedës që zhvilloi me Joe Biden.
“E lumtur që fola me Presidentin e zgjedhur Joe Biden. E përgëzova për fitoren” deklaroi zyrtarja e lartë e Brukselit.
Ursula von der Leyen e vendosi theksin te bashkëpunimi. “Një BE dhe SHBA e fortë, së bashku mund të formësojë agjendën globale bazuar në bashkëpunimin, multilateralizmin, solidaritet dhe vlerat e përbashkëta” tha ajo.
Presidenti i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara zhvilloi një bisedë telefonike edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel./ db/Abcnews.al