Brukseli: Duhet të nisin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

schedule16:15 - 10 Maj, 2021

schedule 16:15 - 10 Maj, 2021

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ka ritheksuar edhe njëherë perspektivën e integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zyrtari i lartë i Brukselit në një postim në Twitter pas takimit në Këshillin e Punëve të Jashtme shkruan se diskutimi ka qenë i frytshëm.

“Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin.

Nevoja për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë“, shkruan komisioneri për zgjerimin. Pak ditë më parë Oliver Varhelyi vizitoi Shkupin dhe Tiranën ku shprehu edhe njëherë mbështetjen e BE-së./db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!