“Bruceloza”, nis vaksinimi te kafshët/ Lezhë, veterinerët rekomandojnë blegtorët: Mbroni gjedhet

schedule15:34 - 1 Nëntor, 2024

schedule 15:34 - 1 Nëntor, 2024

Bruceloza tek gjedhët dhe të imtat ka përqindje të ulët të infeksionit në Lezhë, por pamundësia për të kontrolluar lëvizjen e kafshëve ka sjellë nevojën për vaksinim total të tyre ndaj kësaj sëmundje.

Veterinerët rekomandojnë mbi nevojën e kryerjes së kësaj vaksine pasi në rast të kundërt, sëmundja mund të përhapet dhe prek edhe njeriun përmes konsumit të qumështit dhe nënprodukteve të tij.

Giosue Fiori, mjek veteriner në Lezhë thotë se ky vaksinim ka periudhën e tij se kur duhet të kryhet dhe është permanente.

Kjo është periudha e dytë e vitit kur në Lezhë ka vijuar ky vaksinim dhe për blegtorët kjo është domosdoshmëri nëse duan të mbrojnë tufën e tyre.

Në Qarkun e Lezhës numërohen rreth 53 mijë krerë të imta që po i nënshtrohen këtij vaksinimi dhe prej 3 vitesh nuk ka asnjë rast të shfaqjes së sëmundjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!