Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, është dëmtuar me kombëtaren kroate. Sipas disa mediave italiane, në veçanti La Gazzetta dello Sport, kroati nuk do të kthehet në fushën e futbollit para Botërorit, shkruan abcnews.al.
Në sezonin 2022/2023, Marcelo Brozovic luajti nëntë ndeshje për Interin dhe shënoi dy gola.
Kombëtarja e Kroacisë në Botëror do të luajë në të njëjtin grup me skuadrat e Marokut, Kanadasë dhe Belgjikës. /G.D abcnews.al/