Kristjan Asllani është në listën e 10 lojtarëve me më shumë kilometra të bërë në ndeshjet e Serie A.
Mesfushori i kombëtares shqiptare përshkon më shumë kilometra edhe se Nicolo Barella i Interit.
I pari në renditje është një lojtar i zikaltërve, Marcelo Brozovic, të cilin ata duan ta zëvendësojnë pikërisht me shqiptarin e Empolit.
Në vend të dytë është Sergej Milinkovic-Savic i Lazios, kurse i treti Morten Thorsby i Sampdorias. / abcnews.al