Brojën e duan titullar/ Tifozët e Everton kërkojnë shqiptarin në fushë, “ylli kuqezi” bindi në 20 minuta ndaj City

schedule18:56 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 18:56 - 28 Dhjetor, 2024

Zemrat i ka fituar që tani.

Armando Broja ndoshta nuk ia ka dalë ende të vendosë këmbët siç duhet në hierarkinë e sulmit të Evertonit, por “era” që po fryn, duket e mbarë.

Tifozët e bluve të Liverpulit kanë nisur të kërkojnë nga trajneri Shon Dajsh që ta aktivizojë më shumë shqiptarin, dhe madje këtë ta bëjë në kurriz të atij që cilësohet si sulmuesi kryesor I ekipit, Dominik Kalvert-Ljuin.

Ylli kuqezi u aktivizua për të tretën ndeshje radhazi në Premier Ligën angleze, dhe kundër Mançester Sitit ishte për 20 minuta në terren.

Futbollisti I kombëtares shqiptare u tregua I rrezikshëm, sidomos kur iu dha mundësia të kishte hapësirë dhe të shfrytëzonte kundërsulmin.

Po ashtu, ishte mbështetje për lojtarët e tjerë duke I ndihmuar që të synonin portën e kampionëve të Anglisë.

Tifozët, sipas mediave angleze, janë në një zë që Armando duhet të luajë më shumë, ndërsa Kalvert-Ljuin duhet të ulet në stol, për të parë se çfarë do të ndryshojë në ekip.

Ata janë të pakënaqur që anglezi 27-vjeçar ka 1300 minuta aktivizim, por vetëm dy gola e një asist.

Deri tani Broja ka qenë në fushë në vetëm 4 për qind të kohës së përgjithshme, niveli duhet të llogaritet për aq ndeshje sa ka qenë pjesë e ekipit.

Në këto tri sfida të kampionatit, Broja ka luajtur 51 minuta, që do të thotë 19 për qind të kohës.

Këtë të diel në orën 16:00, Evertoni do të presë Notingem Forestin në “Gudison Park”, dhe pritet që kater ndeshjet pa humbje të kenë vazhdimësi me një fitore.

Blutë liverpulas mbeten të rrezikuar, në vendin e 15-të, vetëm tri pikë larg zonës që të zbret nga kategoria.

Tifozët sidoqoftë duan një sulmues që të shënojë 10 gola në një sezon të Premier Ligës, e ndoshta Broja mund të jetë zgjidhja e brendshme, pa pasur nevojë për përforcime në janar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!