Mbrëmjen e kësaj të hëne, më konkretisht, në orën 20:00, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të nisin zyrtarisht fazën minipërgatitore, të Kampionatit Evropian të futbollit, “Gjermani 2024”, teksa në “Haladas Sportkomplexum”, të Hungarisë do të përballet me Kombëtaren e Lihtenshtejnit.
Sa i përket formacioneve, tekniku Sylvinho ka përdorur rreshtimin e zakonshëm, 4-3-3, ku në portë është vendosur Etrit Berisha. Në krahët e mbrojtjes janë Mitaj e Balliu, me qendrën që mbulohet nga Ardjan Ismajli dhe Arlind Ajeti, duke lënë kështu pushim për miqësoren e parë, Elseid Hysajn dhe kapitenin Berat Gjimshiti.
Në mesfushë mungon Ramadani dhe në vendin e tij është vendosur Klaus Gjasula, i cili do të suportohet nga dy “regjisorët”, Kristjan Asllani e Nedim Bajrami. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit është i zjarrtë, teksa nga krahët vijnë Jasir Asani e Arbër Hoxha, ndërsa në majën e repartit ofensiv është vendosur “bomberi”, Armando Broja. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: