Broja, takohemi të dielën/ Mediat angleze shkruajnë për shanset e shqiptarit

schedule12:48 - 29 Nëntor, 2024

schedule 12:48 - 29 Nëntor, 2024

Takimi ndoshta është lënë për të dielën.

Këtë 1 dhjetor, Evertoni do të luajë në “Old Traford” ndaj Mançester Sitit dhe trajneri Shon Dajsh besohet se do të grubullojë në ekipin e parë edhe Armando Brojën.

Sulmuesi I kombëtares shqiptare bëri kthimin e shumëpritur në fushë për Shpresat e klubit liverpulas, duke luajtur 45 minutat e para, e duke dhënë përshtypje mjaft të mirë.

Mediat londineze, që janë pranë tifozëve, shkruajnë se Broja cilësohet në formën e duhur fizikisht, dhe se janë të gjitha shanset që ai të jetë I grumbulluar në ekip për sfidën në stadiumin që mbiquhet “Teatri I Ëndrrave”.

Vetë trajneri Dajsh ka thënë se do ta ndjekë gjendjen e 23-vjeçarit hap pas hapi përpara sesa të vendosë, ndërsa vetë futbollisti thotë se mezi pret që të ndihmojë ekipin.

Broja ka kujtime të bukura nga ndeshjet me Mançester Junajtidin kur luante për Çelsin pasi ka fituar penallti ndaj kësaj skuadre në “Stemford Brixh” kur luante për Çelsin.

Evertoni ka shumë nevojë për gola pasi ndodhet në vendin e 15-të në Premier Ligën angleze me 20 skuadra, dhe është ekipi që shënon më pak me përjashtim të Sauthemptonit, vetëm 10 gola në 12 javë kampionat.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!