Trajneri i kombëtares, Sylvinho thotë se sulmuesi Armando Broja është në gjendje të mirë fizike dhe po përmirësohet.
Në konferencën për shtyp, përpara ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit, Sylvinho u shpreh se nuk ndodhet nën presion për ndeshjen me Letoninë.
“Broja është mirë, nuk ka ndonjë problem. Broja e di që ai duhet të luajë sa më shumë. Javët e fundit është transferuar në një klub të ri. Ka luajtur një ndeshje 64 minuta, është duke u përmirësuar vazhdimisht. Sa i përket ndeshjes me Letoninë, nuk jemi nën presion, jemi mësuar vazhdimisht nën presion të tillë. Duhet të bësh më të mirën e mundshme. Duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme.”, theksoi ai./abcnews.al

