Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Broja: Nuk patëm fat te goli, ëndërr për mua të luaj me kombëtaren

schedule17:26 - 11 Tetor, 2020

schedule 17:26 - 11 Tetor, 2020

Armando Broja zhvilloi ndeshjen e parë si titullar me Shqipërinë. Sulmuesi 19-vjeçar i Vitesse (kartonin e tij e zotëron Chelsea) foli në RTSH Sport rreth barazimit 0-0 në Kazakistan, sfida e tretë e këtij edicioni në Nations League.

Nuk na mungon kurrgjo. Sot luajtëm shumë mirë, patëm shumë raste, por sot nuk patëm fat. Unë pata 2-3 raste, edhe Seferi pati rast në fund. Luajtëm shumë më mirë, por nuk patëm fat te goli.

Mundesh ta fitosh ndeshjen edhe me një rast, mund të fitosh edhe në minutën e fundit. Sot nuk na doli goli. Do punojmë prapë përpara portës, shpresojmë të fitojmë me Lituaninë.

Nisja si titullar? Jam i vogël, jam 19 vjeç, është një ëndërr për një lojtar të vogël si unë të luajë me kombëtaren. U kënaqa shumë kur më tha trajneri se do të luaj.

Skema 3-5-2? Duhet të luajmë bashkë, të kombinojmë bashkë me sulmuesin tjetër. Manaj punoi mirë, u kombinuam bashkë, por nuk na doli goli“, deklaron sulmuesi i talentuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!