Broja “ngroh” stolin, trajneri i Fulham sërish nuk e grumbullon

schedule15:55 - 30 Mars, 2024

schedule 15:55 - 30 Mars, 2024

Armando Broja do të bëjë përsëri rolin e tifozit për skuadrën e Fulham. Sulmuesi i Shqipërisë është lënë sërish jashtë skuadrës nga tekniku Marco Silva, duke i besuar vetëm lojtarëve që janë në pronësi të klubit, dhe jo atyre që janë në huazim.

Në sfidën e Fulham ndaj Sheffield, Broja nuk është thirrur fare në skuadër, pasi as në rezervë nuk ndodhet. Marco Silva e ka cilësuar këtë vendim teknik, pasi edhe ndaj Tottenham nuk e thirri.

Kjo situatë është në dëm të futbollistit të kombëtares shqiptare, pasi me këto minuta të humbura, Euro 2024 mund të shihet me “dylbi”.

Në sfidat miqësore të Shqipërisë të zhvilluara ndaj Kilit dhe Suedisë, Sylvinho i dha disa minuta loje, ku madje ndaj skandinavëve luajti titullar dhe për më shumë se 70 minuta./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!