Ndoshta është pak shpejt, por lajmi është I rëndësishëm. Kthimi I Armando Brojës në fushë mund të ndodhë edhe më shpejt sesa është parashikuar.
E përditshmja britanike, “Guardian” shkruan se sulmuesi shqiptar mbetet në dyshim për sfidën e sotme në Kupën e Anglisë kundër Peterborout, por gjithsesi është një alternativë.
Trajneri Shon Dajsh ka shumë nevojë që ylli kuqezi të jetë pjesë e skuadrës, pasi dy sulmues të tjerë, Dominik Kalvert-Ljuin dhe Jusef Çermiti janë të dëmtuar, dhe i vetmi në dispozicion në repartin ofensiv është Beto.
E vërteta është që Broja nuk pati një dëmtim të rëndë në sfidën e Premier Ligës të humbur në fushën e Bornmuthit, thjesht një goditje të fortë në shpinë dhe nuk është habi që t’i ketë kaluar shqetësimet.
Për fat, nuk pati asnjë nga problemet e rrezikshme të mëparshme në gju apo në tendinin e Akilit. Gjithsesi, Dajsh ndoshta nuk do të dëshirojë të rrezikojë për një ndeshje të raundit të tretë të Kupës ndaj një ekipi të kategorisë së tretë.
Për më tepër, objektivi kryesor I Evertonit është mbijetesa në elitën e futbollit anglez, dhe në këtë logjikë, rëndësi të jashtëzakonshme merr dueli klasik ndaj Aston Vilës të mërkurën e ardhshme në 15 janar./abcnews.al