Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Broja i bën të gjitha, gol i anuluar, penallti e humbur dhe kualifikim me Southampton (VIDEO)

schedule10:26 - 22 Shtator, 2021

schedule 10:26 - 22 Shtator, 2021

Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja zbriti titullar  me fanellën e Southamptonit në sfidën ndaj Shefildit të vlefshme për raundin e 1/16-ve të Kupës së Anglisë.

20-vjeçari u bë protagonist duke shënuar një gol që më pas u anulua për pozicion jashtë loje.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, teksa skuadrat iu drejtuan penalltive

Radha për të goditur e Brojës ishte penalltia e tretë, por sulmuesi i Kombëtares gaboi duke e dërguar topin në duart e portierit.

Por në fund Southamptoni arriti të fitonte me shifrat 2-4 duke u kualifikuar më tej në raundin e 1/8-ve në Kupë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!