Broja, “garë kundër kohës”/ Sulmuesi shpreson të kthehet për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares

schedule12:39 - 13 Shtator, 2024

schedule 12:39 - 13 Shtator, 2024

Mori një ditë pushim dhe bashkë me familjen e tij ndoqi nga tribuna ndeshjen e kombëtares së Shqipërisë kundër Gjeorgjisë.

Më pas menjëherë në klub për të vijuar programin e tij të rikuperimit. Armando Broja ka nisur një garë kundër kohës për të zbritur sa më shpejt në fushën e lojës me Everton, ku u transferua nga Çelsi në orët e fundit të merkatos së verës.

Por për të zbritur në fushë me ekioin e tij të ri në Premier Ligë duhet të presë ende deri në rikuperimin e plotë nga dëmitimi në tendinën e Akilit.

Sulmuesi kuqezi vijon një program të veçantë stërvitor, ndërsa kërkon të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur në fushën e lojës.

Gjithsesi, dita kur kjo do të ndodhë nuk është përcaktuar. Kjo konfirmohet nga vetë trajneri i Everton, Shon Dajç, që iu përgjigj interesimit të gazetarëve anglezë për gjëndjen e Brojës.

“Për Armandon do të duhet pak kohë. Mendoj se të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë situatë”, u shpreh tekniku i Everton.

Përveçëse në klub, Brojën e presin edhe në kombëtaren e Shqipërisë. Ai mungoi në dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, ndërsa Silvinjo shpreson që të ketë shërbimet e sulmuesit për sfidat e ardhshme, në program më 11 dhe 14 tetor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!