Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Broja me “këmbë kristali”/ Sulmuesi, fatkeq ndaj Anglisë, del nga fusha me barrelë

schedule10:46 - 17 Nëntor, 2025

schedule 10:46 - 17 Nëntor, 2025

Sa herë e kemi parë këtë skenë.

Fatkeqësia në kombëtaren shqiptare vazhdon ta ketë emrin Armando Broja dhe sulmuesi kuqezi doli edhe një herë nga fusha i dëmtuar.

Jo vetëm kaq, por e larguan me barrelë.



U duk një lëndim që erdhi vetë, pa pasur faj rivalët anglezë, ndërsa për yllin 24-vjeçar mallkimi nuk ka të ndalur.

I aktivizuar nga Silvinjo në 75’ në ndeshjen ndaj Anglisë në “Arenë”, futbollisti i Bërnlit, huazuar nga Çelsi, ishte në fushë më pak se 15 minuta.

Duket si problem në kavilje, thuajse i njëjti që pati kur ishte tek Evertoni, ndërsa më herët pati një dëmtim të rëndë në gju tek Çelsi.

Probleme pa mbarim për sulmuesin, i cili ka në dyshim edhe vetë karrierën.

Shpresohet që shkalla e lëndimit të mos jetë tepër i rëndë dhe Broja të kthehet sa më shpejt në fushë.

Armando u duk i palumtur në ndeshjen e kaluar në Andorrë, pavarësisht fitores dhe kualifikimit për në plej of, ndërsa u ngushëllua nga kapiteni Hysaj, por tashmë situata është shumë më kritike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!