Ishte e qartë se hera e parë nuk mund të ishte një mrekulli.
Evertoni nuk është aspak në moment të mirë dhe kjo ndikoi edhe tek Armando Broja që debutoi si titullar në skuadrën e shquar angleze, ndonëse përfundimi ishte një disfatë.
Sulmuesi I kombëtares shqiptare luajti që nga minuta e parë dhe nuk zhgënjeu edhe pse blutë liverpulas u mundën 2-0 nga Notingem Foresti.
Lojtari 23-vjeçar u dallua sidomos me shpirtin e tij luftarak, duke u përpjekur shumë për çdo top, duke fituar dyluftime e duke shkaktuar ndërhyrje të gabuara për të rifituar sferën.
Mundësinë më të mirë ia krijoi vetes pranë fundit të pjesës së parë, dhe shenjat ishin të mira, ndonëse jo aq sa ato në përballjen e kaluar ndaj Mançester Sitit, në të cilën luajti vetëm në 20 minutat e fundit.
Gjithsesi, BBC I dha notën 4.3, duke e vlerësuar si një nga më të mirët e Evertonit, më mirë sesa rivali I tij I sulmit, Kalvert-Ljuin që luajti në pjesën e dytë.
Këtë herë, Broja qendroi në fushë për 75 minuta, dhe testoi disa herë mbrojtjen mike, ndonëse u duk qartë që I mungonte ritmi I lojës.
Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe, përderisa për herë të fundit që që nga fillimi ai kishte luajtur në 13 janar, pra gati një vit më parë.
Shpresa është që ky përmirësim gradual të japë fryte, që trajneri Shon Dajsh të bindet që Broja meriton të jetë titullar, dhe sidomos ndihma më e madhe për një sulmues është shënimi I një goli.
Besohet se për yllin e kombëtares shqiptare ajo ditë nuk është larg. /abcnews.al