Spanja dhe Shqipëria do të përballen mes tyre në miqësoren që nis në orën 19:45, takim që do të luhet në “RCDE Stadium” në Barcelona.
Një ndeshje luksi kjo për kombëtaren shqiptare e cila do të vihet përballë kombëtares iberike, ku kuqezinjtë e Edi Rejës do të kërkojnë të zhvillojnë një ndeshje të mirë kundër djemve të Luis Enruiqes.
Tekniku italian i kuqezinjve i beson shumë rreshtimit të skuadrës me 3-5-2, ku sulmin do ia besojë Armando Brojës dhe Sokol Cikalleshit.
Në portë Berisha vesh dorezat e sfidës, ndërsa mbrojtja me 3 nuk ndryshon me Gjimshitin, Kumbullën dhe Ismajlin, teksa në mesfushë do të rreshtohen Hysaj dhe Balliu nga krahët, Gjasula-Bare-Laçi në mesin e fushës.
Edhe Enrique ka zgjedhur 11-të titullarët e kësaj sfidë ndërsa në sulm ka preferuar Torres dhe Moratan.
Formacionet zyrtare:
/f.a/abcnews.al