Brnabiç për takimin në Bruksel: Nuk jam optimiste, por do të doja të arrihet një marrëveshje

schedule11:52 - 14 Shtator, 2023

schedule 11:52 - 14 Shtator, 2023

Kryeministrja Ana Brnabiç thotë se nuk është optimiste se do të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës sot në Bruksel.

“Unë nuk jam optimist në kontekstin e asaj që po flisnim. Ju mund të shihni se në vend po përpiqen të dobësojnë pozitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë në momente kaq të vështira. Në momentin kur presidenti duhet të fokusohet në mbrojtjen e interesave të Serbisë, opozita po flasin marrëzi për Parisin dhe nëse presidenti ka ngrënë apo jo, gjë që është e pakuptimtë dhe tregon papërgjegjshmërinë e tyre”, ka thënë ajo për mediat serbe.

Ndër të tjera ajo theksoi se presidenti ka mjaft fokus dhe stabilitet emocional për t’i lënë të gjitha këto pas dhe për të mbrojtur interesat e shtetit në mënyrën më të mirë sot./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!