Brizida Gjikondi: SPAK ka tronditur politikën shqiptare, “po ndan burra e gra”!

schedule23:17 - 3 Qershor, 2024

schedule 23:17 - 3 Qershor, 2024

Juristja Brizida Gjikondi, në një intervistë në emisionin “360 gradë” në ABC News, komentoi akuzat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj ndaj kryeministrit Rama.

Gjithashtu Gjikondi u ndal edhe tek drejtësia e re dhe tek lufta e SPAK kundër korrupsionit. Juristja nënvizoi se SPAK ka bërë që të tronditet klasa politike shqiptare.

“SPAK ka bërë të tronditet klasa politike shqiptare dhe krahët politikë të klasës politike shqiptare, sidomos e majta. Mund të them që mos përmendja e disa personazheve të majtë të politikës shqiptare në dokumentarin e RAI3 më thotë shumë. Sa për punën e SPAK mund të them se rezultati është i dukshëm, po ndan e burra gra, shokë të ngushtë….Dokumentari filloi me kampet dhe përfundoi me narkotrafikun nuk kishte të bënte vetëm me pjesën për të goditur Melonin, por për të treguar se po bashkëpunon. Si dokumentar tregoi luftën e egër që bëhen për zgjedhjet e parlamentit europian”, tha ndër të tjera Gjikondi.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!