Britney Spears dëshiron që dasma e saj të jetë perfekte. Ikona e muzikës pop nuk ka në plan ta ftojë familjen e saj, përfshirë babain dhe nënën e saj të cilët i ka akuzuar vazhdimisht për kujdestarinë 13-vjeçare. Ajo madje nuk dëshiron të ftojë as motrën e saj, Jammie-Lynn por ajo ka ende kohë të ndryshojë mendjen para ditës së madhe me Sam Asghari.
“Britney mezi pret të martohet dhe të fillojë vërtetë jetën e saj. Ata tashmë kanë filluar të planifikojnë dhe ajo është shumë e lumtur që më në fund merr këto vendime. Për momentin, asnjë nga familja e saj nuk do të jetë i ftuar në dasmë”, tha një burim. Përpos të atit, artistja akuzoi të ëmën se ka qenë ajo që e ka dhënë idenë e kujdestarisë.
Britney fitoi lirinë e plotë pas më shumë se një dekade disa javë më parë ku gjykata vendosi në favor të saj. Ajo ka akuzuar të atin se me këtë marrëveshje, e ka privuar nga shumë gjëra të jetës personale dhe profesionale, mes së cilave nga dëshira për të krijuar familje dhe për të pasur fëmijë.
/abcnews.al