Britney Spears anullon turin e saj më të afërt nëpër botë për shoën “Domination”. Këngëtarja e ka njoftuar vetë këtë lajm të keq për fansat e saj, duke u kërkuar atyre edhe mirëkuptim për këtë vendim. Britni Spirs e shoqëron mesazhin e saj prekës në Instagram me një foto të saj në moshë të vogël, së bashku me të dy prindërit. Këngëtarja njofton se i ati është shumë i sëmurë, ndaj ajo dëshiron t’i qëndrojë pranë këto momente të vështira.
“Gjithë energjitë e mira në këto çaste dëshiroj t’ia kushtoj familjes sime“– shkruan këngëtarja.
Ndërkaq Britney ka marrë mijëra komente lutjesh dhe urimesh për shërimin e babait të saj nga ndjekësit në rrjetet sociale. /abcnews.al