Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, foli për “Inter TV” pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Champions League. “Toro” ishte lojtari më i mirë i sfidës së djeshme, ku madje shënoi edhe një gol tepër të rëndësishëm.
“Jam shumë i lumtur. Në zonë pashë që Dimarco mori topin, pa lëvizjen time dhe më shërbeu menjëherë topin. Jam i lumtur për golin dhe për ndeshjen, kemi arritur një objektiv shumë të rëndësishëm.”
Është goli juaj i nëntë në Champions League, jo keq.
“Nuk kisha shënuar për një kohë të gjatë, jam i lumtur sepse goli e ndihmoi skuadrën. Jam i kënaqur edhe me punën që bëj çdo ditë.”
Është fitorja e grupit?
“Po, është e rëndësishme sepse kemi arritur një objektiv prestigjoz. Tani duhet të mendojmë për kampionatin për të kompesuar pikët që humbëm dhe më pas do të fokusohemi te Milani. Jam i kënaqur me paraqitjen time, isha fizikisht mirë. Të pushosh pak është ndonjëherë gjë e mirë, do të doja të isha gjithmonë në fushë, por ne luajmë çdo tre ditë.”
Cili është mesazhi që dëshironi t’i tifozëve?
“I falenderoj, sepse janë gjithmonë pranë nesh, edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë. Siç thonë në Argjentinë, “que disfruten””, përfundoi Lautaro./ h.ll/abcnews.al