“Britma dëshpërimi për ndihmë”, 21 refugjatë digjen për së gjalli në Gaza

schedule22:43 - 17 Nëntor, 2022

schedule 22:43 - 17 Nëntor, 2022

21 persona humbën jetën sot, si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në pallatin e refugjatëve Jambaliya në Rripin e Gazës.

Në videot e shpërndara në internet, duken flakët e mëdha të zjarrit që kanë pushtuar pallatin.

Sakaq dëshmitarët okularë raportojnë se dëgjuan britmat nga njerëzit e bllokuar në pallat që thërrisnin për ndihmë.

Kampi i refugjatëve Jabaliya është një nga tetë kampet e refugjatëve në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë njerëz dhe një nga zonat më të populluara në botë./Abcnews.al/