Zbardhet sherri i tri ditëve më parë në një bar në ishullin grek të Mykonos ku u arrestua kapiteni i Manchester United, Harry Maguiere.
Tabloidi britanik “The Sun” shkruan se sherri ka nisur pasi një biznesmen shqiptar i ngacmoi motrën pasi ajo nuk pranoi të fliste me të.
Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u kthye në lajmin kryesor të gushtit me sherrin ku u përfshi disa ditë më parë në ishullin grek të Mykonosit.
Tabloidi britanik “The Sun”, shkruan sot se Maguiereu arrestua pasi u përpoq të ndihmonte motrën e tij, e cila ishte qëlluar me thikë nga një biznesmen shqiptar i njohur si “pjesë e bandave”.
Burimet mbrëmë thanë se ylli i Manchester United ishte me partnerin Fern Hawkins në një bar në Mykonos të enjten kur motra e tij Daisy ishte pranë një grupi burrash shqiptarë.
LEXO edhe: Pushime në Mykonos, arrestohet kapiteni i Manchester United
Njëri nga burrat, i përshkruar si “bandit”, nisi të fliste me Daisyn.
Kur ajo e refuzoi, nisi sherri mes shqiptarit dhe kapitenit të Manchesterit. /abcnews.al