Britanikja 81-vjeçare martohet me egjiptianin 35 vjeç: Vjehrra dhe vjehrri janë më të rinj se unë

schedule11:52 - 13 Nëntor, 2020

schedule 11:52 - 13 Nëntor, 2020

Një gjyshe britanike që e la publikun britanik pa fjalë disa muaj më parë, duke përshkruar aventurat e saj seksuale me të dashurin 46 vite më të ri së fundmi vendosi të bëjë hapin e madh dhe u martua me 35-vjeçarin egjiptian Mohammed.

81- vjeçarja Iris Jones u foli përsëri prezantuesve për martesën, ndërsa familja e saj i mban qëndrim.

Ajo tha se familja e saj nuk e kishte kontaktuar pasi ajo dhe Mohamed lidhën martesë në fillim të kësaj jave, ndërsa tha do të përpiqej të kontaktojë me ta para se të kthehej në Britani në 11 dhjetor.

Po ashtu e moshuara i bëri thirrje Kryeministrit Boris Johnson që ta linte Mohamed të vinte në Mbretërinë e Bashkuar pasi sipas saj ai do të ishte një “pasuri” për ekonominë.

“Nuk bën asnjë ndryshim. Unë jam më e vjetër se nëna dhe babai i tij, vjehrra dhe vjehrri im janë më të rinj se unë”, tha Iris, përcjell abcnews.al.

Çifti nuk bëri martesë tradicionale, por nënshkroi letër të shkruar në arabisht për t’i bërë gjërat zyrtare. “Dokumenti na u dorëzua, një për Mohamedin dhe një për mua, të gjitha në arabisht, nuk e di se çfarë thotë fare,” tha ajo.

Ndërsa 35 vjeçari tha për gazetarët se nuk i intereson pasuria e Iris. “Nuk më intereson se ku jetojmë ose sa e pasur apo e varfër është, unë dua vetëm të jem me Iris”, tha ai.

Iris, ish pastruese, jeton në një shtëpi njëkatëshe 220,000 paund dhe fiton një pension prej 200 paund në javë si dhe merr edhe përfitim të aftësisë së kufizuar.

Marrëdhënia e çiftit u vu në qendër të vëmendjes në fillim të këtij viti kur Iris shkoi në ITV’s “This Morning” për të diskutuar hendekun e madh të moshës dhe përfundoi duke zbuluar detaje të jetës së tyre seksuale. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!