Britanikëve u bëhet thirrje të largohen nga Afganistani

schedule09:31 - 7 Gusht, 2021

schedule 09:31 - 7 Gusht, 2021

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, Britania e Madhe u bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen menjeherë nga Afganistani.

“Këshillojmë të gjithë shtetasit britanikë në Afganistan të largohen tani”, shkroi Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe.

Thirrja e autoriteteve britanike vjen në kohën kur talibanët po vazhdojnë ofensivën e tyre në Afganistan duke shënuar përparim në marrjen e kontrollit në disa rajone.

Së fundi militantët vendosën kontrollin në kryeqytetin krahinor të Zaranjit dhe vranë shefin e Qendrës së Informacionit dhe Medias të qeverisë në Kabul.

Në Nju Jork, gjatë një seance të Këshillit të Sigurimit të OKB -së e dërguara e posaçme e OKB -së për Afganistanin, Deborah Lyons, shprehu dyshimin në lidhje me angazhimin e talibanëve për një zgjidhje politike.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia e quajti një “realitet të ashpër” perspektivën e një lufte civile të gjatë në Afganistan.

Luftimet në Afganistan janë intensifikuar që nga 1 maji, kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera filluan zyrtarisht tërheqjen e forcave të tyre. Ky proces pritet të përfundojë këtë muaj./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!