Një minutë heshtje do të mbahet të dielën në Mbretërinë e Bashkuar në shenjë zie dhe për të reflektuar mbi jetën dhe trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II, ka bërë me dije Doëning Street.
Një minutë heshtje do të mbahet në orën 20:00 të dielën më 18 shtator – një natë përpara funeralit të Mbretëreshës.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha se heshtja mund të shënohet privatisht në shtëpi vetëm ose me miqtë dhe fqinjët, në pragun e derës ose në rrugë me fqinjët, ose në çdo ngjarje dhe vigjilje të organizuar në komunitet.
“Ne inkurajojmë grupet e komunitetit lokal, klubet dhe organizatat e tjera që të shënojnë këtë moment reflektimi. Dhe nëse jeni jashtë shtetit, njerëzit inkurajohen të shënojnë heshtjen në kohën e tyre lokale”, ka thënë zëdhënësi.
Ai shtoi se heshtja do të jetë një moment i përbashkët kombëtar reflektimi. /abcnews.al