Justin Trudeau është përballur me një numër të madh kritikash pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke kënduar Bohemian Rhapsody, të Queen. Videoja, sipas raportimeve, është filmuar pas një darke dy ditë para funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II .
Kryeministri i Kanadasë e këndoi hitin e vitit 1975 gjatë një darke në hotelin Corinthia të Londrës, ku suitat kushtojnë të paktën 5,000 dollarë, ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar dhe Commonwealth ishin në periudhën e saj zyrtare të zisë.
Trudeau, 50 vjeç, ishte një nga liderët e shumtë botërorë që udhëtoi për në Mbretërinë e Bashkuar për të takuar monarkun e ri të vendit, Mbretin Charles III dhe për t’i bërë nderimet mbretëreshës në funeralin monumental këtë mëngjes.
I veshur me një bluzë ngjyrë gështenjë, Trudeau u pa duke qëndruar mbi një piano së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit të tij zyrtar kanadez në hollin e hotelit qendror të Londrës.
Trudeau, i cili është bërë i njohur për politikën e tij të sinjalizimit të virtytit të zgjuar, dukej se nuk e kishte parasysh arsyen solemne të vizitës së tij në Londër, shkruan Mail Online kur ai këndonte së bashku me të tjerët “ Easy come, easy go. Little high, little low.”
Videoja u bë virale në rrjet dhe kritikat për liderin kanadez nuk qenë të pakta. /abcnews.al/