Britania vazhdon vaksinimin, Johnson: AstraZeneca, e sigurt

schedule08:33 - 16 Mars, 2021

schedule 08:33 - 16 Mars, 2021

Kryeministri britanik Boris Johnson  ka deklaruar se vaksina COVID-19 e AstraZeneca ishte e sigurt dhe se qeveria nuk do të ndërpriste programin e  vaksinimit të popullsisë së saj.

I pyetur nëse mund t’i siguronte njerëzit se të dozat ishin të sigurta, Johnson tha: “Po mundem.”

“MHRA (rregullatori i ilaçeve në Britani),  besojnë se vaksinat janë efektive për të parandaluar jo vetëm shtrimin në spital, por edhe sëmundje serioze dhe vdekshmërinë”, u tha Johnson gazetarëve.

“Ne vazhdojmë të jemi shumë të sigurt në lidhje me programin e vaksinimit”, përfundoi kryeministri britanik, Boris Johnson./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!