Shtatë rusë tani të sanksionuar iu dhanë “viza të arta” nga Britania e Madhe pasi regjimi i Vladimir Putin pushtoi për herë të parë Ukrainën në vitin 2014, ka pranuar qeveria.
Qeveria mbylli skemën e “vizave të investitorëve të nivelit 1” në shkurt, ndërsa forcat ruse u përqëndruan pranë kufirtit me Ukranën dhe përgatiteshin të zgjeronin pushtimin përtej Krimesë, të cilën e aneksoi në 2014.
Që nga pushtimi, sanksionet që synojnë shumë prej biznesmenëve më të pasur të Rusisë janë bërë një pjesë kyçe e përgjigjes nga Britanisë dhe aleatët e saj.
Masat kanë shkaktuar gjithashtu pyetje të sikletshme për qeverinë, dhe kritikët që e akuzojnë atë se ka ofruar një derë të hapur për kleptokratët dhe oligarkët, të cilët në disa raste mendohet se kanë shpronësuar pasurinë nga shteti rus në një shkallë masive. Pjesa më e madhe e kësaj pasurie është përdorur për të blerë prona luksoze në Londër.
Skema e vizave të arta lejoi njerëzit me të paktën 2 milion paund në fonde investimi dhe një llogari bankare në Mbretërinë e Bashkuar të aplikonin për të drejtat e qëndrimit, së bashku me familjen e tyre. Para vitit 2018 mendohet se janë kryer kontrolle minimale për investitorët apo burimin e pasurisë së tyre.
Qeveria zbuloi se 10 rusë që morën viza të arta tani janë subjekt i sanksioneve, një rritje nga tetë të pranuar më parë, në një përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje nga Stephen Kinnock, ministri laburist i imigracionit në hije. /abcnews.al