Britania shënon një vit nga izolimi i parë për shkak të Covid-19

schedule08:08 - 23 Mars, 2021

schedule 08:08 - 23 Mars, 2021

Britania e Madhe ka shënuar një vit nga izolimi i parë si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Parlamenti pritet të mbajë një minutë heshtje në shenjë nderimi për më shumë se 126,000 viktima.

Kujtojmë se kryeministri Boris Johnson urdhëroi një bllokim fillestar tri javor në 23 mars 2020 pas përhapjes së pandemisë.

Që nga fillimi i pandemisë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 është rritu nga 364 që u shënuan në fillim në 126,172 viktima.

Me vendimin për bllokimin e vendit u morën masa të ashpra të shoqëruara me mbylljen e shkollave, pubeve, dyqaneve  dhe një sërë masash disa prej të cilave janë aktuale edhe tani.

Tashmë mbajtja e maskave, distancimi fizik dhe kujdesi për higjienën janë masat të cilat kërkohen vazhdimisht nga autoritetet që të respektohen.

/i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!