Roland Bejko, kandidati për Tiranën i Partisë Demokratike, i ka përëndruar takimet e tij, me demokratët e bazës së kryeqytetit.
I fundit është me demokratët e Vaqarrit dhe slogan i tij është zgjidh të ardhmen, zgjidh Partinë Demokratike, për të bërë një distancim nga kandidatët e aleancës Berisha-Meta.
“Në këto zgjedhje, përballja jonë është me të majtën, jo me atë pjesë, që ka qenë me ne, ndërsa tani për interesa personale po fuqizon Ilir Metën. Ne aleancën e kemi me njerëzit e thjeshtë të Tiranës, që po përballen me vështirësitë që vijnë si nga bashkia por edhe kryeministri.”
Nga takimet e banorëve ndërkohë mori shqetësimet mbi infrastrukturën e zonës, ç’ka i pengon në jetesën e përditshme dhe tregtimin e produkteve, përgjithësisht bujqësore dhe blegorale.