Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë 3 miliardë dollarë garanci kredie të Bankës Botërore për të mbështetur stabilitetin ekonomik të Ukrainës. Qeveria britanike e quan mbështetjen si “paketa e parë dypalëshe e ndihmës fiskale shumë vjeçare që do të përcaktojet nga një vend i G7”.
Sipas The Guardian, paketa do të përfshijë gjithashtu 240 milion £ ndihmë dypalëshe dhe një zgjerim të Investimeve Ndërkombëtare Britanike në Ukrainë. Pas më shumë se një viti lufte, paketa është krijuar për të inkurajuar sektorin privat që të përdorë burimet për të ndihmuar në përshpejtimin e rindërtimit të Ukrainës.
Kryeministri Rishi Sunak tha:
“Siç e kemi parë në Bakhmut dhe Mariupol, atë që Rusia nuk mund ta marrë do të kërkojë të shkatërrojë. Ata duan të bëjnë të njëjtën gjë me ekonominë e Ukrainës. Shkalla e sfidës është reale, lufta solli një rënie prej 29% të PBB-së së Ukrainës vitin e kaluar, por vetëm shikoni rrugët e Kievit, pavarësisht kërcënimit të sulmit, njerëzit po vazhdojnë me jetën e tyre – dhe po vazhdojnë me biznesin. Jam krenar që sot po shpallim një angazhim shumëvjeçar për të mbështetur ekonominë e Ukrainës dhe gjatë tre viteve të ardhshme do të ofrojmë garanci kredie me vlerë 3 miliardë dollarë.”/abcnews.al