Në Britaninë e Madhe mund të ketë ndalim të aplikacionit për mesazhe WhatsApp për shkak të rrezikut të konfliktit mes qeverisë britanike dhe menaxhmentit të kompanisë, paralajmëruan sot ministrat britanikë.
Shkaku i mosmarrëveshjes është Akti i Sigurisë Online, një akt i madh që do të rregullojë pothuajse të gjitha aspektet e komunikimit online në Mbretërinë e Bashkuar, raporton The Guardian.
Ligji ka më shumë se 4 vjet që po punohet dhe për të janë angazhuar tetë sekretarë dhe pesë kryeministra. Teksti ligjor ka më shumë se 250 faqe dhe vetëm përmbajtja e këtij dokumenti është paraqitur në 10 faqe.
Projektligji i jep rregullatorit Ofcom fuqinë për të imponuar në rrjetet sociale përdorimin e teknologjisë kundër terrorizmit ose përmbajtjen që përshkruan abuzimin seksual të fëmijëve, me gjoba deri në 10 për qind të qarkullimit global për shërbimet që nuk përputhen me ligjin.
Kompanitë që zotërojnë platforma online duhet të bëjnë “përpjekje maksimale” për të zhvilluar ose përvetësuar teknologji që do t’i lejonte ata të pajtohen me normat ligjore, sipas një raporti në të përditshmen londineze.
Ligjvënësit i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i marrë seriozisht shqetësimet. “Këto shërbime, të tilla si ëhatsApp, potencialisht do të largohen nga MB,” tha Claire Fox në Dhomën e Lordëve javën e kaluar.
“Kjo nuk është si të kërcënosh me stuhi. Duke ushtruar presion të madh mbi këto platforma për të skanuar komunikimet, duhet të kujtojmë se ato janë platforma globale.
“Ata kanë një sistem që funksionon për miliarda njerëz në mbarë botën. Një treg relativisht i vogël si Britania e Madhe nuk është diçka për të cilën ata do të komprometonin miliarda përdoruesit e tyre në mbarë botën.”/abcnews.al