Britania “heq dorë” nga ishujt Chagos/ Iu jep sovranitet, Londra do ta mbajë bazën ushtarake në Diego Garcia

schedule16:05 - 3 Tetor, 2024

schedule 16:05 - 3 Tetor, 2024

Britania e madhe heq dorë nga sovraniteti i një grupi ishujsh të largët, por strategjikisht të rëndësishëm në Oqeanin Indian, pas më shumë se gjysmë shekulli. Marrëveshja do të bëjë që Londra t’i dorëzojë Ishujt Chagos Mauritius-it në një lëvizje historike.

Këtu përfshihet “Diego Garcias”, i përdorur nga qeveria amerikane si bazë ushtarake për anijet e saj të marinës dhe avionët bombardues me rreze të gjatë.

Britania tha se operacioni i Diego Garcia, një bazë ajrore strategjike në Oqeanin Indian që operohet së bashku me Shtetet e Bashkuara, mbrohet nga marrëveshja. Udhëheqësit thanë se ishin të përkushtuar “për të siguruar funksionimin afatgjatë, të sigurt dhe efektiv të bazës ekzistuese në Diego Garcia, e cila luan një rol jetik në sigurinë rajonale dhe globale”.

Marrëveshja është ende subjekt i finalizimit të një traktati, por të dyja palët kanë premtuar ta përfundojnë atë sa më shpejt të jetë e mundur. Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë një paketë mbështetjeje financiare për Mauritius, duke përfshirë pagesat vjetore dhe investimet në infrastrukturë.

Mauritius gjithashtu do të jetë në gjendje të fillojë një program zhvendosjeje në Ishujt Chagos, por jo në Diego Garcia. Atje, Britania e Madhe do të sigurojë funksionimin e bazës ushtarake për “një periudhë fillestare” prej 99 vjetësh.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, përshëndeti “marrëveshjen historike”. Britania, e cila ka kontrolluar rajonin që nga viti 1814, shkëputi Ishujt Chagos në vitin 1965 nga Mauritius – një ish-koloni që u bë e pavarur tre vjet më vonë – për të krijuar Territorin Britanik të Oqeanit Indian.

Në fillim të viteve 1970, ajo dëboi pothuajse 2000 banorë në Mauritius për t’i hapur rrugë një baze ajrore në ishullin më të madh, Diego Garcia, të cilën e kishte dhënë me qira dhba-së që nga 1966.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!