Britania e Madhe sanksionon 386 anëtarë të Dumës ruse që votuan pro pavarësisë së Luhanskut e Donetskut

schedule12:31 - 11 Mars, 2022

schedule 12:31 - 11 Mars, 2022

Rreth 386 anëtarë të Dumës ruse janë shtuar në listën e sanksioneve të vendosura nga Britania e Madhe. Sanksionimi që përfshijnë ndalim udhëtimi në Britaninë e Madhe dhe mbajtje e aseteve të vendosura në Britani, prekin ata ligjvënës që votuan për pavarësinë e rajoneve të Luhanskut dhe Donetskut.

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss tha: “Ne po targetojmë ata që janë bashkëpunëtorë në pushtimin e paligjshëm të Ukrainës nga Putini dhe ata që mbështesin këtë luftë barbare.”

“Ne nuk do të heqim dorë nga presioni dhe do të vazhdojmë të shtrëngojmë presionin mbi ekonominë ruse përmes sanksioneve.  Së bashku me aleatët tanë, ne qëndrojmë fort pranë miqve tanë ukrainas. Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën me ndihmë humanitare, armë mbrojtëse dhe punë diplomatike për të izoluar Rusinë ndërkombëtarisht.”

Deri më tani, mbi 500 individë janë sanksionuar si rezultat i pushtimit të Ukrainës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!