Britania e Madhe rrezikohet nga përmbytjet, autoritetet paralajmërojnë banorët

schedule14:30 - 18 Shkurt, 2020

schedule 14:30 - 18 Shkurt, 2020

Vendi mbetet sërish nën rrezikun e përmbytjeve, moti ekstrem në Mbretërinë e Bashkuar ka shkaktuar dëme të shumta në prona dhe të paktën tre viktima në total prej fundjavës së shkuar.

Përmbytjet e shkaktuara nga stuhia “Denis” mbuluan në ujë zona të tëra të Anglisë Perëndimore.

Banorët e Uellsit dhe Skocisë janë paraljamëruar për më shumë se 200 vërshime lumenjsh.

“Kemi 1 mijë pjesëtarë të stafit të emergjencave në terren që po përgatitin banorët për përmbytjet dhe po ndihmojnë me evakuimet. Po monitorojmë nga afër qytezat si Sevërni, Shrusbëri apo Bëudli, ku nivelet e ujit pritet të rriten,” tha Ministri i Shtetit për Mjedisin.

Deklarata erdhi pasi shirat e dendur nxorën nga shtrati lumin e qytetit të Herifëdit, duke rrezikuar banorët e duke zhytur në ujë lagjet dhe banesat.

Stuhia “Dennis” që zbarkoi në Angli të shtunën solli me vete brenda 2 ditëve një sasi reshjesh të barabartë me një muaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!