Britania e Madhe planifikon ndalimin e celularëve në shkolla

schedule09:35 - 3 Tetor, 2023

schedule 09:35 - 3 Tetor, 2023

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar planifikon të ndalojë telefonat celularë në shkollat anembanë Anglisë.  Sekretarja e Arsimit, Gillian Keegan, pritet të shpallë ndalimin gjatë konferencës vjetore të Partisë Konservatore në Manchester, njoftoi Daily Mail, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Burimi ka thënë se udhëzimi i ri do t’u jepet shkollave në gjithë Anglinë, duke kërkuar që ato të marrin masa për shkeljet e ndalimit të telefonave të mençur gjatë mësimeve dhe pauzave.

“Gilian beson se telefonat celularë përbëjnë një sfidë serioze sa i përket shpërqendrimit, sjelljes përçarëse dhe ngacmimit”, citohet të ketë thënë burimi i brendshëm nga e përditshmja angleze.

“Është një nga çështjet më të mëdha me të cilat fëmijët dhe mësuesit duhet të përballen, kështu që kjo do të përcaktojë një rrugë përpara për të fuqizuar mësuesit që të ndalojnë celularët nga klasa”, ka shtuar burimi.

Një ndalim i telefonave celularë është vendosur tashmë në disa shkolla, ku nxënësve u kërkohet të dorëzojnë telefonat e tyre çdo mëngjes. Megjithatë, shumë shkolla të tjera ende lejojnë përdorimin e tyre, veçanërisht gjatë pauzave.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!