Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Britania e Madhe paralajmëron qeverinë siriane kundër përdorimit të armëve kimike

schedule22:28 - 7 Dhjetor, 2024

schedule 22:28 - 7 Dhjetor, 2024

Ministri i Jashtëm i Britanisë për Lindjen e Mesme ka paralajmëruar qeverinë siriane kundër përdorimit të armëve kimike për të shmangur rebelët.

Duke folur në një konferencë sigurie në Bahrein, Hamish Falconer tha se “çdo sugjerim për përdorimin e armëve kimike do të ishte i patolerueshëm”, shkruan Sky News.

Ai shtoi se do të konsiderohej kalimi i vijës së kuqe dhe do të përballej me “veprimet e duhura”.



Regjimi i Asadit ka përdorur armë kimike në vitet e fundit për të ruajtur pushtetin.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e quajti Asadin një “kafshë” në vitin 2018 për përdorimin e armëve kimike – akuza që Assad i ka mohuar gjithmonë.

Në një deklaratë këtë mbrëmje, grupi rebel Hayat Tahrir al Sham (HTS) tha se nuk kishte ndërmend të përdorte armë kimike gjatë luftimeve “në asnjë rrethanë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!