Downing Street i ka bërë thirrje Koresë së Veriut t’i japë fund diskutimeve mbi shitjen e mundshme të armëve Rusisë.
Një zëdhënës i numrit 10 tha: “Ne i bëjmë thirrje DPRK-së të ndërpresë negociatat e saj të armëve me Rusinë dhe të respektojë angazhimet publike që Pheniani ka marrë për të mos i shitur armë Rusisë.
“Kjo vizitë shërben për të nxjerrë në pah izolimin e Rusisë në skenën globale dhe ndërsa bota bashkohet kundër pushtimit të paligjshëm të Putinit në Ukrainë, ai është detyruar t’i drejtohet regjimeve të tilla si Koreja e Veriut” shtoi ai.