Britania e Madhe i jep rreth 3 miliardë dollarë kredi Ukrainës

schedule16:49 - 22 Tetor, 2024

schedule 16:49 - 22 Tetor, 2024

Britania e Madhe ka njoftuar 2,93 miliardë dollarë kredi për Ukrainën për të luftuar kundër Rusisë – e financuar nga fitimet në asetet e ngrira ruse.

Paratë janë kontributi i Britanisë së Madhe për një paketë kredie prej 50 miliardë dollarësh të rënë dakord nga grupi i vendeve G7 – të financuara përmes interesit për asetet sovrane të sanksionuara ruse.

Paratë mund të përdoren për të financuar mbrojtjen ajrore, artilerinë ose pajisje të tjera ushtarake – si pjesë e mbështetjes ekzistuese të Britanisë së Madhe prej 3,89 miliardë dollarë në vit për Ukrainën.

“Mbështetja jonë për Ukrainën në luftën e tyre për liri nga agresioni i Putinit është e palëkundur dhe do të mbetet e tillë për aq kohë sa të duhet”, tha kancelarja Rachel Reeves.

G7 – Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja, Japonia, Franca, Gjermania dhe Italia, së bashku me BE-në – ranë dakord në qershor për huanë, duke përdorur interesin nga fondet shtetërore ruse të ngrira si rezultat i sanksioneve.

Menjëherë pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, asetet e bankës qendrore ruse të mbajtura jashtë shtetit u ngrinë nga aleatët dhe G7 ra dakord të përdorë interesin për më shumë se 200 miliardë paund të fondeve të ngrita për të mbështetur rezistencën e Kievit.

Qeveria britanike do të prezantojë ligje të reja brenda disa javëve për të mundësuar transferimin e fondeve të reja në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!